Policia njoftoi për dy femra të zhdukura në Rahovec, njëra nga të cilat e mitur, që sipas raportit policor nuk është hera e parë që zhduket.
Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 13.11.2024 – 16:30. Më 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima e ka përsërit këtë rast edhe disa herë më parë. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Xhevat Elshani, Rahovec 08.11.2024 – 11:00. Më 15.11.2024 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe hera e fundit që familja ka kontaktuar me të ka qenë data 13.11.2024. Rasti është duke u hetuar.