E rëndë për familjen: Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në banjon e shtëpisë në Fushë Kosovë

- Bota Sot

E rëndë për familjen: Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në banjon e shtëpisë në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në Fushë Kosovë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi, në rrugën “Aziz Abrashi”. Rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq trupi është tërhequr për t’u dërguar për obduksion.

E ndjera që u gjet e vdekur në banjon e shtëpisë është Lirie Zogu, rreth 71-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga njësitë policore përkatëse, ndërsa sipas informacioneve të para, bazuar në raportin e mjekut, viktima nuk ka pasur shenja të dhunës në trup.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për të zbardhur në plotni rastin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.



Read it all at Bota Sot