Ja me cilën vrasje e arsyeton Brnabiq prezencën e snajperistëve, mbi çatinë e Kuvendit të Serbisë

- Bota Sot

Ja me cilën vrasje e arsyeton Brnabiq prezencën e snajperistëve, mbi çatinë e Kuvendit të Serbisë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, është munduar që ta arsyetojë prezencën e snajperëve mbi çatinë e Kuvendit të Serbisë, në kohën kur brenda po miratohej buxheti për vitin 2025.

Bërnabiq tha se ishte Millosh Vuçeviq, i cili ka kërkuar masa të jashtëzakonshme sigurie.

Prezencën e snajperistëve e arsyetoi me vizitën presidencës së Guinesë Ekuatoriale.

Madje për ta dramatizuar më shumë çështjen, qëndrimin e snajperëve sot ajo e lidhi me vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Gjinxhiq.

““Ata” (nënkupton opozitën aktuale) “i hoqën snajperët që dikush t’ua vriste kryeministrin”, tha Brnabiq. Duke vepruar kështu, ajo i referohej vrasjes së ish-kryeministrit serb Zoran Gjinxhiç në pranverën e vitit 2003, i cili u likuidua nga anëtarë të policisë dhe grupeve mafioze.

“Ai është vrarë duke u kthyer nga puna”, ka thënë Ana Brnabiq.

Natyrisht ajo i quajti “të mjera dhe të turpshme pohimet e disa liderëve të opozitës se snajperët u përdorën në mënyrë të ngjashme nga Nicolae Causescu, diktatori rumun i rrëzuar dhe i vrarë”.



Read it all at Bota Sot