SHBA: Urimet më të mira popullit të Shqipërisë për 112 vjetorin e Pavarësisë

- Gazeta e Prizrenit

SHBA: Urimet më të mira popullit të Shqipërisë për 112 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka uruar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në emër të SHBA-së, Blinken ka shprehur urimet më të mira për popullin shqiptar, ndërsa ka theksuar se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, për paqe dhe siguri.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri”, ka thënë Blinken.



Read it all at Gazeta e Prizrenit