Zgjidhet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

- Bota Sot

Zgjidhet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 15-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Arb Manaj.

Manaj asistoi në golin e dytë dhe shënoi golin e tretë, duke qenë lojtari më i mirë i FC Drita në fitoren e rëndësishme kundër FC Ballkani (2:3) dhe duke i mundësuar ekipit të tij 3 pikë për shkëputje 8 pikëshe në krye të tabelës.

Pasi mori këtë çmim, Manaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ishte një ndeshje derbi dhe shumë e vështirë, pasi udhëtonim te FC Ballkani, i cili për 2 vite e gjysmë nuk ka pësuar në fushën e tij, por ne arritëm ta fitojmë.

Kemi 4 ndeshje radhazi me fitore dhe shpresoj që t’i fitojmë të gjitha 3 ndeshjet deri në fund të sezonit. Jam i lumtur me performancën time individuale, por më e rëndësishmja është që po arrij ta ndihmoj ekipin. Falenderimi më i madh shkon për bashkëlojtarët e mi.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.



Read it all at Bota Sot