“Antonio Silva është një lojtar interesant” – Giuntoli flet për objektivin e janarit

- Bota Sot

“Antonio Silva është një lojtar interesant” – Giuntoli flet për objektivin e janarit

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli nuk e ka mohuar se po monitorojnë lojtarin e Benficas, Antonio Silvan, ndërsa këmbënguli se ata besojnë te Danilo edhe pse po kërkohet nga Napoli dhe Manchester United.

Duke folur për Sky Sport Italia, Giuntoli, u pyet për disa gjëra, ku u ndal edhe te afati kalimtar i janarit.

Duke pasur parasysh mungesën për gjashtë muaj të Gleison Bremer dhe Juan Cabal, Juventusi është lidhur me një ofertë për qendërmbrojtësin e Benficas, Antonio Silva.

“Antonio Silva është një lojtar interesant, ashtu si edhe të tjerët. Në janar, të gjithë përpiqen t’i mbajnë letrat fshehur, kështu që ne po monitorojmë situata të ndryshme”, deklaroi Giuntoli.

Po ashtu ai shtoi se Danilo që është objektiv i Manchester United dhe Napoli dhe kontrata e tij do të skadojë në fund të sezonit, nuk do të largohet, pasi klubi beson shumë në të dhe është kapiten. 



Read it all at Bota Sot