Tre lojtarët e vetëm të Unitedit që Ronaldo i ka cilësuar si “profesionistë”

- Bota Sot

Tre lojtarët e vetëm të Unitedit që Ronaldo i ka cilësuar si “profesionistë”

Një nga tre lojtarët e vetëm të Manchester Unitedit që ishin cilësuar si “profesionistë” nga Cristiano Ronaldo është duke u lidhur me një kalim te Real Madridi.

Në nëntor të vitit 2022, Ronaldo kishte dhënë disa deklarata të forta, në një intervistë me Piers Morgan, në të cilën pesë herë fituesi i Topit të Artë kritikoi Unitedin, Erik ten Hagun dhe pronarët e klubit, familjen Glazer.

Tutje në intervistë, Ronaldo kishte përmendur edhe tre lojtarë, që besonte se ishin më profesionistët tek Unitedi, në periudhën e tij të dytë në klub.

Kur u pyet se për cilët lojtarë ai ka admirim, ai tha: “Në Manchester United, mund të përmendi Dalotin. Ai është i ri, por shumë profesiont dhe nuk dyshoj që ai do të ketë një jetëgjatësi të gjatë në futboll, sepse është i mençur, inteligjent dhe shumë profesionist”.

“Ndoshta Martinez, Casemiro është në të 30-tat e tij, por them se është Dalot”.

Rreth temës së Dalotit, duket se Real Madridi ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë të Manchester Unitedit, sipas mediumit spanjoll “Relevo”.

Në fakt, “Los Blancos” thuhet se e kanë kontaktuar Unitedin për disponueshmërinë e Dalotit, gjersa Ten Hag ishte ende në krye të Unitedit.

Real Madridi e vlerëson mbrojtësin portugez në 50 milionë euro dhe mund të shkojnë pas tij verën e ardhshme, derisa ende e konsiderojnë prioritet Trent Alexander-Arnoldin.

Dalot është standard në formacionin e Unitedit në sezonet e fundit, dhe kështu pritet të jetë edhe nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Ruben Amorim.



Read it all at Bota Sot