Vllaznia kërkon të “heqë qafe” një sulmues

- Bota Sot

Vllaznia kërkon të “heqë qafe” një sulmues

Edlin Randy Essang-Matouti me shumë gjasa do të jetë lojtari i dytë që largohet nga Vllaznia para merkatos së janarit. Kjo pasi sulmuesi nuk është më në planet e kuqebluve për këtë sezon.

Lojtari nuk është në gjendje të luajë për shkak të problemeve shëndetësore që ka.

Fillimisht u dëmtua në sfidën me Elbasanin në javën e 8-të dhe pas rikuperimit ai ka shfaqur një tjetër problem. Pas analizave është mësuar se 21-vjeçari vuan nga anemia dhe në këto kushte në Shkodër nuk dëshirojnë të vazhdojnë më me të.

Drejtuesit kërkojnë të mbyllin bashkëpunimin me të, por problem mbetet kontrata 3 –vjeçare që lojtari ka nënshkruar në merkaton e verës.

Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë dhe në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë mbi këtë “çështje”. Kujtojmë se para merkatos së dimrit nga Vllaznia është larguar mbrojtësi Arton Podrimcaku.



Read it all at Bota Sot