Arda Kurtulan kualifikon skuadrën në Kupë me golin në shtesë

- Bota Sot

Arda Kurtulan kualifikon skuadrën në Kupë me golin në shtesë

Një nga mungesat e pashpjeguara në radhët e kombëtareve shqiptare në muajt e kaluar ka qenë ajo e Arda Kurtulan.

Djaloshi i cili ka luajtur vazhdimisht në të kaluarën me Shpresat, po aktivizohet rregullisht në Turqi me Adana Demirspor në elitën e futbollit në këtë vend, por në mënyrë të çuditshme, është injoruar si nga trajneri Bushi, ashtu edhe nga Silvinjo.

I kthyer në një mbrojtës të djathtë në këtë edicion, Kurtulan po tregon vlerat e tij në prapavijë, por pa harruar edhe të shfaqet përpara, ashtu siç ka nisur karrierën e tij, me shpërthimet në krahun e djathtë.

Sot, ai është bërë protagonist edhe me një gol me skuadrën e Adana, duke i dhënë kualifikimin në turin tjetër të Kupës së Turqisë.

Në ndeshjen ndaj Sebat Gençlikspor, Arda Kurtulan u tregua vendimtar me golin e tij në shtesën e ndeshjes, pasi koha e rregullt ishte mbyllur me shifrat 3-3. Në vijimin e një goditje këndi, kur regjistrohej minuta e 103-të e ndeshjes, ai goditi saktësisht me kokë duke gjetur rrjetën, për të shënuar golin që i siguroi ekipit fitoren 4-3 dhe kalimin në turin tjetër të turneut.



Read it all at Bota Sot