Alarmohet Policia në Gjakovë: Një person i telefonon dhe paralajmëron vra:sje

- Gazeta e Prizrenit

Alarmohet Policia në Gjakovë: Një person i telefonon dhe paralajmëron vra:sje

Një rast jo fort i zakontë është raportuar të hënën në Gjakovë, ku Policia ka prangosur dy persona, njërin për kanosje e armë ilegale dhe tjetrin për pengim të zyrtarëve policorë.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy të dyshuarit që u prangosën janë Minator Avdijaj dhe Hysen Avdijaj, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

I dyshuari Minator Avdijaj ishte ai që alarmoi Policinë duke dhënë një paralajmërim të rrezikshëm se do ta vrasë një person.

Thirrja e tij çoi në këmbë Policinë dhe menjëherë u ndërmorën veprimet e nevojshme, ku si rezultat patrulla policore arriti në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurse i dyshuari tjetër, Hyseni, është dërguar në mbajtje për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, pasi dyshohet se e ka penguar Policinë për ta arrestuar Minatorin.

Lexo edhe:

Në Prizren arrestohet një person, dyshohet për fajde

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se përkundër pengesave, Policia ka arritur ta fus situatën nën kontroll dhe ka prangosur edhe të dyshuarin tjetër.

Bazuar në informacionet e para, të dy të rinjtë kanë qenë në gjendje të dehur.

Në vendngjarje, njësia policore ka arritur që të gjejë një armë, boks hekuri e thikë, që janë sekuestruar si prova materiale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit