Policia e Kosovēs njofton se pesë persona janë arrestuar të enjten në dy raste të ndara që lidhen me krime ekonomike.
Sipas Policisē, në rastin e parë janë arrestuar të dyshuarit N.G., F.M. dhe I.K., pasi dyshohet se si zyrtarë të Federatës së Karatesë së Kosovës, kanë keqpërdorur mjete financiare nga Ministria e Kulturës.
Ata dyshohet se me veprime joligjore kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 87.430 eurove.
Ndaj tyre është iniciuar rasti “mashtrim me subvencione”.
E dyshuara F.M. dhe i dyshuari N.G., janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa I.K. është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, në rastin e dytë janë arrestuar A.M. dhe A.A., pasi dyshohen se në Komunën e Obiliqit kanë ndarë subvencion në vlerë prej 9.900 eurove për një klub basketbolli që nuk është aktiv.
E dyshuara A.A. thuhet se ishte monitoruese e implementimit të subvencioneve dhe ka përpiluar raport të rrejshëm.
Ata dyshohen për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “konflikt interesi”.
A.M. është dërguar në mbajtje për 48 orë, e A.A. është liruar. / BetimipërDrejtēsi