Pas 11 ditësh, Dielli shkëlqeu në Holandë

- Bota Sot

Pas 11 ditësh, Dielli shkëlqeu në Holandë

Dielli shkëlqeu në Holandë pas një pushimi 11-ditor.

Në Holandë, e cila njihet për motin me re, është regjistruar periudha më e gjatë pa rrezet e diellit që nga viti 1993.

Moti me vranësira pa diell zgjati për 11 ditë dhe rrezet e diellit të sotëm bënë të lumtur holandezët që dolën në rrugë, shkruan nltimes.

Sipas faqes së motit Weeronline, moti, i cili ka qenë vazhdimisht me re dhe i zymtë që nga 9 dhjetori, u vlerësua si “periudha më e gjatë pa diell” në 31 vjet.

Është paralajmëruar se fundjava në Holandë do të jetë me shi dhe me diell.

Në vitin 1959, Hollanda ishte pa diell për 14 ditë. 



Read it all at Bota Sot