Sulm me dronë në depon e naftës ruse në Oryol

- Bota Sot

Sulm me dronë në depon e naftës ruse në Oryol

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 22 dronë kanë sulmuar depon e naftës Stalevyi Kin në rajonin rus Oryol.

Sulmi është konfirmuar edhe nga kreu rajonal rus, i cili pranoise ka pasur shpërthime të fuqishme.

“Rajoni Oryol edhe një herë është sulmuar nga dronët, që rezultuan me zjarr të mëdha që shpërthyen në infrastrukturën tonë në fshatin Stalevyi Kin”, tha guvernatori Andrey Klitschkov.

Fillimisht sulmi u raportua nga banorët e atjeshëm, kurse të paktën një rezervuar i madh është përfshirë nga zjarri siç edhe mund të shihet nga pamjet amatore të publikuara në Telegram.

Depoja e naftës Stalevyi Kin është një objekt që shërben si aneks shtesë i gazsjellësit Druzhba.

E nga ministria ruse e Mbrojtjes thanë se mbrojtja kundërajrore ka arritur të rrëzojë 42 dronë ukrainas. 



Read it all at Bota Sot