Egnatia dhe Kukësi, historia e dy ekipeve në Superkupën e Shqipërisë

- Bota Sot

Egnatia dhe Kukësi, historia e dy ekipeve në Superkupën e Shqipërisë

Egnatia – Kukësi do të jetë sfida përmbyllëse e vitit 2024 që do të luhet mbrëmjen e sotme në ora 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Në ndeshjen e vlefshme për Superkupën, Egnatia vjen si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë.

Ekipi rrogozhinas synon Superkupën e parë të Shqipërisë, pasi ende nuk e ka fituar një të tillë.

Vitin e kaluar përballë Partizanit, rrogozhinasit e drejtuar nga Edlir Tetova nuk ia dolën dot të fitonin Superkupën, ndërsa do të tentojnë ta bëjnë këtë vit.

Nga ana tjetër, Kukësi numëron një Superkupë të fituar në vitin 2016, pasi mposhti Skënderbeun me rezultatin 3-1. Një provë për kuksianët, të cilët duan ashtu sikurse ekipi i Egnatias të sigurojnë suksesin e parë sezon.



Read it all at Bota Sot