Arinaldo Rrapaj është transferuar zyrtarisht në Ukranë, tek ekipi i Kolos Kovalivka.
Mesfushori ofensiv la të kuqtë dhe Superioren për një aventurë të re në kampionatin ukrainas.
Klubi i Kolos Kovalivka bëri gjithçka zyrtare duke prezantuar Rrapajn si lojtarin më të ri.
Por Partizani bëri një veprim të papritur në lidhje me futbollistin vlonjat. Klubi i kuq ende nuk ka reaguar mbi largimin e Rrapajt, duke e lënë në “harresë” 23-vjeçarin.
Kujtojmë se Rrapaj ka qenë pjesë e Partizanit për 4 vite e gjysmë, që nga vera e vitit 2021. Në 145 ndeshje me “Demat”, vlonjati ka shënuar 22 gola, teksa ka asistuar në 23 të tjerë.
Rrapaj u shit në Ukrainë përreth 300 mijë euro, teksa vetë futbollisti ka firmosur me Kolos Kovalivka kontratë 3.5 vjeçare.