Palmer: Ishte e dhimbshme ajo që ndodhi

- Bota Sot

Palmer: Ishte e dhimbshme ajo që ndodhi

Mesfushori i Chelseat, Cole Palmer këmbëngul se nuk ka asnjë arsye për panik pas humbjes të pësuar në shtëpi kundër Fulham-it.

Palmer kaloi në avantazh Chelsea-n përpara se Cottagers të godisnin dy herë në minutat e fundit për të siguruar një fitore 2-1 me përmbysje.

“Ne e dinim se nuk mund të fitonim çdo ndeshje.

Është sezoni i parë i Enzo Maresca këtu dhe ne ende po mësojmë,” tha Palmer.

“Të gjithë kemi thënë se nuk do të jemi pretendentë për titull këtë sezon.

“Por po, humbja dhemb. Ne ishim në avantazh për një kohë të gjatë, kështu që humbëm gjithçka në fund, është padyshim e vështirë”.



Read it all at Bota Sot