Milan e do sulmuesin

- Bota Sot

Milan e do sulmuesin

Milan po kërkon një sulmues okazion për merkaton e ardhshme verore dhe siç duket e ka gjetur në Angli. “Djalli” po sheh me vëmendje situatën e yllit të Everton, Dominic Calvert-Lewin.

Sulmuesi anglez ka kontratë me Everton deri më 30 qershor të vitit 2025. Kjo bën që më pas, 27-vjeçari të kalojë në Milano me parametra zero, duke i hequr Milanit një shpenzim.

Por kësaj tratative i gëzohet edhe Armando Broja. Kujtojmë që sulmuesi është në formë huazimi te Everton, por mund të transferohet edhe përfundimisht.

Me largimin e Calver-Lewin, sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të kishte më shumë mundësi aktivizimi. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Armando Brojën mund ta shohim titullar absolut te Everton.



Read it all at Bota Sot