Një 27 vjeçare gjendet e vdekur në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Një 27 vjeçare gjendet e vdekur në Prizren

Një rast mjaft i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prizren, ku një 27-vjeçare është gjetur pa shenja jete dhe dyshimet e para çojnë tek vetëvrasja.

Nga informacionet e para që ka siguruar Gazeta Sinjali e reja që u gjet pa shenja jete është Nure Vezaj, dhe dyshohet se u gjet e varur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”. /GS



Read it all at Gazeta e Prizrenit