Kjo është mosha e gruas që vdiq në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se ka tepruar përdorur me ilaçe

- Gazeta e Prizrenit

Kjo është mosha e gruas që vdiq në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se ka tepruar përdorur me ilaçe
Një rast ka ndodhur dje në Prizren, ku një grua ka vdekur në spitalin rajonal të Prizrenit.
Gazeta Sinjali mëson se viktima është një 66-vjeçare, e cila ishte shtrirë në spital pasi dyshohet se ka përdorur më shumë ilaçe se sa duhet.

Për këtë është njoftuar Policia e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.

Ndërkaq, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.



Read it all at Gazeta e Prizrenit