Të enjten (dje) kryeministri Albin Kurti, vizitoi në Qendrën Spitalore Rajonale në Prizren dhe “Hidroregjionin Jugor”. Rrugës apo më mirë thënë në një kafene, bashkë me ministrin Hajrullah Çeku, rishpalosën projektin e stadiumit të qytetit në Prizren.
Në këtë takim-sfilatë pos kryeministrit Kurti e ministrit Çeku dhe zëvendëses së tij Osmani, të tjerët ishin edhe disa ish anëtarë të klubit, një trajner futbolli, por jo dhe kryetari klubit Liria e as nga Komuna e Prizrenit!
Këtu s’kishte as përfaqësues të FFK-së apo LRF-së.
Skender Shengyli një figurë e njohur , pjesë e plejadës së gjeneratës së artë, fatkeqësisht s’është në asnjë post në klubin Liria, pos që është i afërm (familjar i ministrit Çeku), si të tjerët, nuk përfaqëson dikë.
Edhe më keq, stadiumi nuk është pronë e asnjë klubi e as edhe KF Liria, që detyrimisht nëse dikush nga FFK e LRF nuk ishin ftuar ( e që do të duhej të ftoheshin nëse ishte takim zyrtar ), me patjetër do të duhej të ftohej titullari-pronari i stadiumit që është Komuna e Prizrenit, zyrtarët e saj.
Pra, nuk u ftua as pronari legjitim-Komuna?!
Thënë troç, Kurti me shokë u ndal për kafe në këtë Kafiteri, takoi disa simpatizantë në kohë fushate dhe e rishpalosi në fushatë për të satën herë stadiumin, përkatësisht rinovimin duke përmendur edhe shumë prej 13 milion eurosh. ‘Garant ‘ i këtij investimi pritet të jetë edhe profa, Bylbyl Sokoli, që tashmë është kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme.
Stadiumi në Prizren, lëngon që një kohë të gjatë, dhe kur tashmë para dy vitesh i ishte bërë skeleti (ndërtimi i vrazhdë), pritet të rinovohet nga fillimi.
A thua deri kur ky objekt, do të rinovohet e të pres kompletimin për tu vënë në shërbim të futbollistëve e sportistëve në përgjithësi ?!
Do theksuar se Prizreni, qendra e dytë me e madhe në vend nuk ka një stadium të kompletuar, pasi stadiumi i Lirisë është i papërfunduar. Në Korishë është jofunksional, në Sërbicë të Ulët nuk i plotëson nevojat për ndeshje të seniorëve, në Gjonaj i papërfunduar, derisa stadiumi në Zhur ka mbetur në fazën e fillestare.
Prizreni meriton një stadium gjigand pasi edhe ndodhet në trekëndëshin kombëtar, me Kukësin e Tetovën.
Shpresojmë që më në fund, Prizreni të bëhet më një stadium.
Gëzuar 2025!
Lexo edhe:
“Sfilata” e Komunës së Prizrenit për më të mirët e vitit në kulturë e sport