Interi e përmbylli vitin 2024 me një fitore në transfertë, 3-0 ndaj Cagliarit.
Zëvendëspresidenti i zikaltërve, Javier Zanetti, e festoi vitin e jashtëzakonshëm të ekipit duke ndarë në Instagram një artikull të “Gazzetta dello Sport”, i cili lartëson Interin.
“Punë, punë, punë, – e nis komentin e tij ish-kapiteni i Interit. – 2024 i artë i Interit, lexohet në artikull. 89 pikë në vitin 2024, me një ndeshje më pak.
Sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë e vitit kalendarik. Banda zikaltër ka humbur vetëm dy ndeshje. Faleminderit mister, stafit dhe djemve!”