Cafu: Kaosin te Roma e ka shkaktuar ndërrimi i disa trajnerëve

- Bota Sot

Cafu: Kaosin te Roma e ka shkaktuar ndërrimi i disa trajnerëve

Gjatë një interviste të dhënë për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi brazilian Marcos Cafu ka folur për Romën dhe ndryshimin e trajnerit (nga Juric te Ranieri): “Mendoj se Roma ka një skuadër që vlen më shumë se renditja e saj, por kur në disa muaj lojtarët duhet të përballen me tre trajnerë të ndryshëm, është normale të mbretërojë konfuzioni.

Tani me Ranierin, situata po stabilizohet paksa. Ai ka rikthyer El Shaarawy, Angeliño më pëlqen shumë si mbrojtës dhe Pisilli është një djalosh shumë interesant”. Sa iu përket thashethemeve për Dybala, që mund të largohet, braziliani dha mendimin e tij:

“Nuk kuptoj pse. Paulo ka një këmbë të majtë që shihet pak dhe Roma duhet ta mbajë atë fort.

Që nga vera, thashetheme të tilla kanë vazhduar mbi të: ikën, qëndron, largohet, mbetet. Kush është i pari që do të vuajë nga kjo? Dybala vetë, i cili duhet të mendojë vetëm për fushën e lojës”.

Që nga koha e tij nuk është parë një mbrojtës i djathtë brazilian që të bëjë diferencën. Cafu shprehet kështu për këtë temë: “Po, konstatohet menjëherë. Emerson Royal nuk mund të krahasohet me mua, sepse e interpretojmë rolin në mënyra shumë të ndryshme.

Emerson është shumë i fortë. Thjesht ai nuk është një mbrojtës i djathtë, që shtyn shumë përpara, siç isha unë ose Roberto Carlos. Ai ka detyra të tjera dhe i kryen mirë, tifozët të qetësohen”.



Read it all at Bota Sot