Derbi i Milanos për trofeun e parë të sezonit, statistikat e sfidës Inter-Milan në Superkupë

- Bota Sot

Derbi i Milanos për trofeun e parë të sezonit, statistikat e sfidës Inter-Milan në Superkupë

Inter-Milan do të jetë finalja e Superkupës së Italisë për sezonin 2024-2025. Sërish derbi i Milanos, si dy vite më parë, sërish në Riad.

Ky është rezultati i gjysmëfinaleve të Superkupës: të enjten Interi mundi Atalantën 2-0 falë një dygolëshi nga Dumfries.

Të premten, Milani përmbysi Juventusin 2-1: pas golit të Yildizit, ishte penalltia e Pulisic dhe autogoli i Gattit që i dhanë kualifikimin në finale trajnerit të ri të kuqezinjve, Conceiçao.

Finalja e Superkupës së Italisë do të luhet të hënën më 6 janar në orën 20:00 (kur në Arabinë Saudite do të jetë ora 22:00) në Al-Awwal Park në Riad.

Në rast barazimi në 90-të minutat e kohës së rregullt, koha shtesë nuk do të luhet por ndeshja do të shkojë direkt në penallti.

Për herë të tretë në histori derbi i Milanos do të vendosë Superkupën e Italisë. Ka dy precedentë: në vitin 2011 me fitoren 2-1 në Kinë për kuqezinjtë; në vitin 2023 me triumfin e qartë të zikaltërve, 3-0 në Riad me golat e Dimarco, Dzeko dhe Lautaro.

Kryeson renditjen e Superkupave të fituara Juventusi me 9 trofe, Interi me 8 (3 të fundit radhazi) dhe Milani me 7 (fitorja e fundit në 2016).

Do të jetë derbi numër 241 i Milanos: i treti në Superkupën e Italisë, i katërti që jep një trofe (shtohet Kupa e Italisë 77, e fituar nga Milani.



Read it all at Bota Sot