Huazon sulmuesin e Flamurtarit!

- Bota Sot

Huazon sulmuesin e Flamurtarit!

Huazon sulmuesin e Flamurtarit!

Oriku dhe Luftëtari janë duke rivalizuar këtë sezon në Kategorinë e Dytë, teksa ky rivalitet duket se do t’i shoqërojë deri në fund të sezonit.

Ditën e sotme, skuadra e Orikut, ka zyrtarizuar një afrim të rëndësishëm nga radhët e Flamurtarit.

Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Arlind Leshi që bashkohet me skuadrën që militon në Kategorinë e Dytë, si huazim nga vlonjatët e Agostinelit dhe do të veshë fanellën e Orikut deri në fund të kampionatit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtar.



Read it all at Bota Sot