Jo vetëm prestigj, Superkupa e Italisë mbush arkat e Interit dhe Milanit

- Bota Sot

Jo vetëm prestigj, Superkupa e Italisë mbush arkat e Interit dhe Milanit

Sa do të fitojnë Interi dhe Milani nga finalja e Superkupës së Italisë? Varet se si do të përfundojë. Fituesja e këtij trofeu do të rikthehet në shtëpi me 9,5 milionë euro (8 milionë kushton trofeu dhe 1,5 kuota nga të ardhurat komerciale).

Mund të bëhen 11 milionë euro në rast se vendosin të luajnë një miqësore mes fitueses së Superkupës Italiane dhe asaj të Arabisë Saudite. Është një risi që Liga e futbollit italian e ka futur në kontratë, por ende nuk është konkretizuar për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur dhe më shumë ndeshje.

Skuadra që do ta humbasë këtë ndeshje do të fitojë 6.7 milionë euro, që në fakt nuk janë pak. Dy ekipet finalist u ndalën në 2 milionë euro. Pra diferenca më e madhe është mes 2 skuadrave humbëse sesa atyre që luajnë në finale. Triumfi më së shumti vlen edhe për prestigj.

Sigurisht që për Milanin peshon më shumë nisur nga fakti që shkarkoi trajnerin dhe emëroi Serxho Konseisaon. Përmbysja ndaj Juventusit solli në arkat e klubit të paktën 4.7 milionë euro, me të cilat Milani mund të paguajë rrogën e tij për këto 6 muaj dhe një pjesë për sezonin e ardhshëm. Ja pse Superkupa është e rëndësishme për të dyja skuadrat nga Milano.



Read it all at Bota Sot