Kur Prishtina shkarkoi Hysni Maxhunin për mossukses, ky i fundit befasoi me deklaratë

- Bota Sot

Kur Prishtina shkarkoi Hysni Maxhunin për mossukses, ky i fundit befasoi me deklaratë

Është interesant edicioni 1989-1990 për klubin e futbollit Prishtina, për një fije të flokut nuk arriti që të rikthehet në elitën e futbollit ish jugosllav!

Ishte një gjeneratë e talentuar dhe që la gjurmë në fushën e lojës, nga Ardian Kozniku, Shefqet Lajçi, Muharrem Sahiti, Mensur Nexhipi, Arbër Hasangjekaj, Besnik Kollari, Muhamed Kolenoviq, Arbnor Morina, Fehmi Hyseni, Sunaj Keçi, Gani Llapashtica, Goran Gjoroviq, Bozhidar Vuksanoviq, Shukri Paçarada, Afrim Tovërlani, Avni Stublla, Abdyl Bellopoja, Nazmi Rama, Eroll Salihu etj.    

Më 16 qershor të vitit 1990 gazeta “Rilindja” ka publikuar një shkrim interesant kur kryesia e klubit me kryetar Avni Bunjaku e shkarkuan Hysni Maxhunin nga pozita e kryetrajnerit.

Prishtina me një gjeneratë të talentuar kishte përfunduar në vend të tretë me 43 pikë në Ligën e Dytë Unike dhe duke mbetur pas dy vendet të para (Proleterit e Zemunit) që çonin direkt në elitën e futbollit. 

“Kryesia nuk ishte e kënaqur me angazhimin e futbollistëve në fushë (ndaj Napredakut e Maçvës), si dhe me mënyrën e taktikës, të cilën e përpiloi shtabi teknik në këtë ndeshje ndeshje. Për këtë qëllim kryesia e shkarkoi  komplet shtabin teknik: Hysni Maxhunin, Petar Donçiqin e Ramadan Cimilin, të ciët do të të caktohen në vend të tjera të punës, sipas nevojës”, ka shkruar kësisoj gazeta.

Hysni Maxhuni ka pas një deklaratë shumë interesate në atë kohë: “Jam pak i befasuar me një vendim të tillë. Nuk kisha dëshiruar të komentoj, bile tash për tash.

Për punën time dhe të kolegëve të mi më së miri flasin rezultatet dhe vendi i tretë”.

Në vend të Maxhunit erdhi Ajet Shosholli.



Read it all at Bota Sot