Në asnjë rrethanë nuk mund të shkruhet historia e futbollit të Kroacisë pa emrin e legjendës së futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku.
Cila është arsyeja?
Ardian Kozniku i takon plejadës së Hajdukut që u stolis me titullin e kampionit të Kampionatit të parë të pavarur të Kroacisë në futboll.
Pak ka rëndësi kjo sa i përket titullit të kampionit në edicionin 1991-1992 - kampionat në kohë lufte me regjimin serbë.
Ardian Kozniku është shënuesi më i mirë i kampionatit të parë të pavarur.
Kozniku kishte realizuar 12 gola për 22 ndeshje të kampionatin e parë.
Ndaj, pa emrin e Koznikut as që mund të shkruhet historia e futbollit të Kroacisë.
Në historinë e futbollit të kroatëve figuron Kozniku me shkronja të arta, golashënusi më i mirë i kampionatit të parë të Kroacisë.
Kozniku me Kroacinë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror - France 98.