Shkupi përforcohet

- Bota Sot

Shkupi përforcohet

FC Shkupi gjatë ditës së sotme prezantoi shkupjanin, Xhezair Avduli.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 20-vjeçar, i cili te skuadra nga Çairi erdhi nga KF Arsimi i Çegranit.

Avduli pikërisht te kjo skuadër u ngrit profesionalisht, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të FC Shkupit, të cilët sot edhe e zyrtarizuan, duke firmosur kontratë për dy vite e gjysmë.

Mirëpo siç mëson “infOSport.mk”, KF Arsimi ka mbajtur 25% të kartonit të futbollistit shkupjan, i cili gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën “verdhezi” luajti në të gjiha 16 ndeshjet kampionale nga 90 minuta të plota, ndërsa një gjë të tillë bëri edhe në dy ndeshjet e Kupës.

Kjo nënkupton që në rast të shitjes së Avdulit nga ana e FC Shkupit, skuadra e KF Arsimit do të përfitonte 25% nga shuma e përgjithshme. 



Read it all at Bota Sot