Arsenali do fitore ndaj Newcastles

- Bota Sot

Arsenali do fitore ndaj Newcastles

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shqetësim se Kai Haverc mund të mos jetë gati pasi një virus që ka pushtuar dhomën e zhveshjes së “Topçinjve”.

Sulmuesi gjerman humbi fitoren në ndeshjen e Vitit të Ri ndaj Brentfordit dhe me gjithë optimizmin fillestar, u la përsëri jashtë skuadrës në barazimin 1-1 të së shtunës me Brajtionin, gjatë së cilës kapiteni i klubit, Odegard, qëndroi gjithashtu në stol.

Por me vizitën e Newcastlesnë formë, i cili vjen sot për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës Karabao, Arteta pranoi në konferencë se të dy, Haverc dhe Odegard po luftojnë për të qenë gati për takimin e sotëm.

“Kai u përpoq, por ai me të vërtetë ishte shumë i sinqertë dhe tha: ‘Unë as nuk mund të stërvitem, nuk po ndihem fare mirë’”, zbuloi Arteta pas ndeshjes.

“Ne u përpoqëm të shihnim nëse ai mund të stërvitej dhe ai u përpoq më së miri, por ai nuk ishte në gjendje ta bënte këtë”.

Dje trajneri spanjoll shtoi më tej: “Unë shpresoj që Kai të jetë, por nuk dua të them po, sepse herën e fundit që thashë se ai do të ishte gati, ai nuk ishte”. Ai tha lajmin e keq se sulmuesi 17-vjeçar, Nuaneri, do të mungojë për disa javë pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen e fundit kundër Brajtonit: “Fatkeqësisht, ai ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë disa javë”.

I pyetur për mundësinë që Arsenali të hyjë në merkato këtë muaj, Arteta tha: “Ne do të jemi shumë vigjilent për atë që ndodh në merkato.

Kjo nuk është një po, por nuk është as një jo. Por thjesht të transferojmë trupa në skuadër nuk të ndihmon”.

Pastaj edhe një koment për Njukasëllin dhe formën e tyre të mirë: “Ata janë një kundërshtar i fortë. Kanë individualitete shumë të mira. Do të jenë dy ndeshje të bukura për t’u luajtur. Unë po e shijoj sezonin. Ne luftojmë në të gjitha kompeticionet, jemi atje ku donim të ishim në shumicën e tyre. Jo në kampionat, por ne duam të jemi edhe atje të parët”.



Read it all at Bota Sot