Një portugez do t’u bashkohet kryeqytetasve

- Bota Sot

Një portugez do t’u bashkohet kryeqytetasve

Carlos Daniel do të zbarkojë ditën e nesërme në Shqipëri, ku do t’u nështrohet vizitave mjekësore.

Mesfushori do t’i bashkohet Tiranës për pjesën e dytë të sezonit, me palët që kanë arritur marrëveshjen mes tyre.

30-vjeçari do të jetë një “armë” plus për Gugash Maganin, i cili përveç mefushës, mund të përshtatet edhe në krahët e sulmit.

Portugezi ka një karrierë të gjatë në Portugali, teksa së fundmi ishte pjesë e Maritimo, ekip që militon në kategorinë e dytë në Portugali.

Për Daniel Superiorja do të jetë eksperienca e tij e 2-të jashtë Portugalisë, teksa në të kaluarën ka provuar të luajë edhe në Poloni.



Read it all at Bota Sot