Zyrtarizohet Alban Shabani

- Bota Sot

Zyrtarizohet Alban Shabani

Laçi bën goditjen e parë në merkaton e janarit. Klubi kurbinas njofton se ka siguruar shërbimet e mesfushorit nga Kosova Alban Shabani.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Laçin dhe nga dita e sotme është në dispozicion të trajnerit Moreiro.

“Mesfushori 24-vjeçar nga Kosova do të mbajë veshur fanellën bardhezi për 2 vitet e ardhshme, teksa më parë ka qene pjesë edhe e Llapit, Skënderbeut, Drenicës dhe së fundmi Feronikelit ku ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.

Shabani numëron dhe dy paraqitje me kombëtaren e Kosovës U21”, shkruhet në njoftimin e klubit.



Read it all at Bota Sot