Donadoni shpjegon pse Koopmeiners nuk po shkëlqen dot

- Bota Sot

Donadoni shpjegon pse Koopmeiners nuk po shkëlqen dot

Roberto Donadoni, i cili gjatë karrierës së tij ka drejtuar ekipe si Parma, Napoli, Cagliari, Bologna dhe Genoa, por mbi të gjitha kombëtaren italiane, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Tuttosport”. Në të ka folur edhe për Dusan Vlahovic:

“Nga pikëpamja e shënimit, mungesa e disa golave të rëndësishëm ndez kritikat, duke e vendosur atë në një kategori të caktuar. Sidoqoftë, ai ka shënuar tashmë 12 gola dhe në të kaluarën ka përjetuar gjithashtu momente të veçanta.

Është qartazi një sulmues finalizues, prandaj mbetet e nevojshme që ekipi të luajë në një mënyrë të tillë, që t’i lejojë atij të shfaqë cilësitë reale”.

Pse Koopmeiners nuk po shkëlqen?

Nuk është në nivelin e sezonit të kaluar. Dëmtimi nuk e ka ndihmuar aspak.

Nuk e di nëse është e vërtetë teoria që ata që largohen nga Atalanta e kanë më të vështirë. Një gjë është e sigurt: në Bergamo lojtarët janë mësuar me një kontekst të caktuar, ndoshta më të lidhur me lojën në ekip. Kur një nga këta lojtarë largohet dhe nga ai pritet të bëjë diferencën në mënyrë individuale, atëherë shfaqen aftësitë e tyre reale teknike.

A duhen më shumë lojtarë për Conceicao?

Është e qartë që ai ka karakteristika, të cilat ndezin imagjinatën e tifozëve. Fliten shumë gjëra, por më pas duhen gjykuar faktet. Duhet të kemi më shumë besim te lojtarët e rinj, pa u shqetësuar menjëherë për rezultatin. Nëse në Itali nuk e ndryshojmë këtë qasje, do të mbetemi gjithmonë peng i të njëjtit problem.



Read it all at Bota Sot