Edin Xheko, ylli i Bosnjës dhe Hercegovinës, aktualisht futbollist i Fenerbahces, ka komentuar grupin ku gjendet edhe Rumania.
Lojtarr boshnjak e ka pranuar se kombëtarja që ai përfaqëson nuk mund të konsiderohet si një nga favoritët.
Futbollisti i Fenerbahces e ka pranuar secila prej kombëtareve në Grupin H ka gjasat reale për tu kualifikuar në Kupën e Botës.
“Grupi është i kalueshëm në bazë të emrave, por sigurisht që nuk jemi favoritë në grup. Duhet të japim maksimumin në çdo ndeshje nëse duam një rezultat të mirë, pra kualifikimin në Kupën e Botës.
Të gjithë mendojnë se kanë gjasa për tu kualifikuar në Kupën e Botës, dhe e kanë në të vërtetë”, tha Edin Xheko në një intervistë për mediumin boshnjak “avaz.ba”.