Mbrojtësi argjentinas që ishte pranë Kombëtares shqiptare ndryshon skuadë!
Një nga emrat e shumë përfolur për të veshur fanellën e kombëtares sonë në kohën e Panuçit ishte ai i mbrojtësit, Tomas Guidarës.
Futbollisti që luan në Argjentinë, por që ka origjinë arbëreshë u përfol se do të vishte fanellën e kombëtares kuqezi, por duket se kjo gjë nuk u realizua.
Së fundmi 28-vjeçari ka ndryshuar skuadër, duke u larguar nga Velez për t’u transferuar te Hurakan, po në kampionatin argjentinas, si futbollist i lirë..