Andrea Ranokia thotë se fitorja e Superkupës nga ana e Milanit ka ardhur pikërisht prej trajnerit Konseisao.
Sipas tij, ai ka arritur që të ngrejë në këmbë një skuadër që 10 ditë më parë nuk dinte çfarë bënte në fushën e lojës.
“Pasi Milani shënoi golin e parë dhe rezultati ishte 2-1, Interi ra dhe kjo ishte e qartë. Ndodhi e kundërta në anën tjetër.
Pashë një Milan të tjetërsuar në krahasim me 10 ditë më parë.
Duhet t’i bëj komplimentet trajnerit Konseisao sepse ka ringritur një skuadër që pak kohë më parë dukej e përhumbur dhe nuk bënte asgjë në fushën e lojës.
E merituan këtë trofe për mënyrën si e interpretuan ndeshjen në pjesën e dytë”, ka thënë Andrea Ranokia.