Barcelona thuhet se do të lejohet të regjistrojë përkohësisht lojtarët e saj, mesfushorin Dani Olmo dhe sulmuesin Pau Victor.
Sipas mediave pasi ky vendim të shpallet zyrtarisht, lojtarët do të mund të rikthehen në fushë. Kjo nuk do të thotë se ata do të luajnë kundër Atletik Bilbao në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës sot.
Ata gjithashtu mund të jenë të disponueshëm për të luajtur në finalen e turneut nëse Barcelona arrin këtë fazë.
Megjithatë ky vendim nuk është përfundimtar dhe nuk do të thotë se lojtarët do të lejohen përgjithmonë të luajnë për klubin deri në fund të sezonit.