Manchester City bën gati 40 milionë euro për 23-vjeçarin e Lazio-s

- Bota Sot

Manchester City bën gati 40 milionë euro për 23-vjeçarin e Lazio-s

Pep Guardiola duket se e ka gjetur më në fund lojtarin ideal për të mbushur mungesën e lënë nga Rodri, i cili pësoi një dëmtim të rëndë që e kanë lënë jashtë fushës deri në fund të sezonit.

Guardiola ka hedhur sytë nga Serie A, aty ku ka pikasur Nicolo Rovella-n.

Sipas Il Messaggero, Manchester City pritet të bëjë një ofertë ditët në vijim rreth 40 milionë euro për 23-vjeçarin që po shkëlqen me Lazion.

Nga kjo lëvizje, do të përfitonte edhe Juventusi pasi Rovella është në huazim 2-vjeçar nga bardhezinjtë te Lazio, ku këta të fundit janë të detyruar për ta blerë me disa kushte të caktuara pasi të përfundojë periudha e huazimit.

Në rast së arritjes së marrëveshjes, Lazio do të përfitonte 23 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër, 17 milionë euro do të shkonin në arkat e bardhezinjve.



Read it all at Bota Sot