Opozita në Serbi: Udhëheqja ushtarake të deklarohet për strukturën paraushtarake të besnikëve

- Bota Sot

Opozita në Serbi: Udhëheqja ushtarake të deklarohet për strukturën paraushtarake të besnikëve

Partia e Qendrës së Serbisë (SRCE) sot i bëri thirrje udhëheqjes ushtarake dhe shërbimeve të sigurimit ushtarak që të deklarohen në lidhje me pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për ekzistencën e një "krahu të fortë besnik" brenda Partisë Progresive Serbe (SNS).

Në deklaratë ata vlerësojnë se bëhet fjalë për një “strukturë paraushtarake” ekzistenca e së cilës “bie ndesh me Kushtetutën” dhe që përfaqëson “antitezën e forcave mbrojtëse të krijuara me ligj”, shkruan Danas.

“Besnikët” krahasohen me të drejtë me formacionet paraushtarake naziste, sepse, siç u informuam nga kreu i shtetit, mbrojnë idetë e betimit të gjakut, promovojnë luftën kundër armiqve imagjinarë të shtetit, kërkojnë të qërojnë hesapet me studentët dhe maturantët, profesorët, mësuesit, qytetarët, të gjithë ata që protestojnë dhe që kërkojnë drejtësi dhe ligj”, njoftoi partia SRCE.

Ata vlerësuan se “publiku serb pret të dëgjojë se çfarë mendon udhëheqja ushtarake për një grup të organizuar që është kërcënim për rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit”.

"Pse hesht ushtria jonë?" Duke e kthyer kokën anash, a do të lejojnë që ‘besnikët’ të rriten në njësi luftarake të një partie dhe një lideri, diçka e ngjashme me njësitë luftarake të SS-së”, pyeti partia SRCE.



Read it all at Bota Sot