Nimani dhe Elezi i bashkohen ekipit në stërvitje

- Bota Sot

Nimani dhe Elezi i bashkohen ekipit në stërvitje

Pas një kohe të gjatë nga lëndimi, operimi dhe rikuperimi, ekipit të Prishtinës në seancat stërvitore iu kanë bashkëngjitur mesfushori, Rilind Nimani dhe sulmuesi Dashmir Elezi, i cili në fakt ende nuk ka debutuar për skuadrën që nga transferimi në afatin veror.

"Nimani është rikthyer në 100% e tij, ndërsa Elezit ende i duhet kohë që gradualisht të mbërrijë maksimumin gjatë seancave stërvitore.

As Nimani ende ska paraqitje këtë edicion, por në edicionin 2023/24 kishte regjistruar 14 paraqitje, 1 gol dhe 1 asistim, por po vuante vazhdimisht nga lëndimi.

Shpresojmë që të dy futbollistët tanë tani më ti kenë lënë shqetsimet fizike dhe ti kontribuojnë ekipit maksimalisht", njofton FC Prishtina.



Read it all at Bota Sot