Kandidati për deputet nga NISMA, Zafir Berisha tha se ndihet përgjegjës ndaj çdo ndihme që populli i ka dhënë Kosovës.
Ai tha se pas vuajtjeve që ka kaluar si ushtar i UÇK-së, angazhimi i tij kryesor si kandidat për deputet thotë se do të jetë që çdo mundësi që ka, ta shfrytëzojë përmirësimin e jetës se qytetarëve ...
Të nderuar qytetar,
Të respektuar miq,
Si kandidat për deputet, i lindur dhe rritur në këtë tokë, ndiej një përgjegjësi të thellë ndaj çdo grushti dhe çdo ndihme që ka dhënë populli ynë për lirinë e Kosovës.
Si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kam përjetuar vuajtjet, sakrificat dhe betejat që na sollën në këtë ditë të lavdishme.
Për vite me radhë luftuam për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për një shtet të fuqishëm, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Tani, si kandidat për deputet, angazhimi im është që çdo mundësi që kam, ta shfrytëzoj për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të mbrojtur interesat e vendit tonë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një Kosove të drejtë, demokratike dhe prosperuese.
Me respekt dhe mirënjohje,
Zafir Berisha