KOKSH nderon sportistët e spikatur të vitit që lamë pas

- Bota Sot

KOKSH nderon sportistët e spikatur të vitit që lamë pas

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka organizuar sot mbrëmjen gala “Yjet e Sportit 2024”, një aktivitet që tashmë është bërë traditë e përvitshme në vendin tonë.

Ashtu si në edicionin e mëparshëm, janë vlerësuar sportistët dhe sportistet të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në skenën koimbëtare dhe ndërkombëtare gjatë vitit 2024.

Me praninë e personaliteteve të sporti shqiptar, por edhe të kryministrit Rama apo figurave të tjera të politikës në vend, aktiviteti për rreth një orë e gjysmë ka nxjerrë në pah ata të cilët kanë nderuar sportin tonë gjatë vitit të fundit.

Kishte përfaqësues nga shumë sporte duke filluar nga mundja me medaljet e para olimpike, për të vazhduar me skitë ku përfaqësohemi për herë të parë në podium në garat ndërkombëtare, e për të vazhduar me disiplina si peshëngritja, boksi, atletika apo edhe bilardo.

LISTA E FITUESVE

Nelia Kabetaj – Çiklizëm

Islam Dudaev dhe Çermen Valiev – Mundje

Briken Çalja, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani – Peshëngritje

Lara Kolturi – Ski

Luiza Gega, Franko Burraj dhe David Nikolli – Atletikë

Ernest Merdanaj – Taekwondo

Orges Arifi – Karate

Indrit Çullhaj dhe Erisa Brahimaj – Xhudo

Eklent Kaçi – Bilardo

Alban Beqiri – Boks

Marjan Hoxha dhe Xhesi Loci – Bodybuilding



Read it all at Bota Sot