Pas fitores së minimale, 1-0 ndaj Venezias, Simone Inzaghi është shprehur i kënaqur dhe nënvizon reagimin e shpejtë të Interit pas humbjes në Superkupë.
"Nuk ishte e lehtë pas finales që luajtëm dhe humbëm në atë mënyrë. Ne erdhëm këtu të lodhur, të mavijosur dhe me disa mungesa, por bëmë një ndeshje të shkëlqyer".
Trajneri zikaltër i rikthehet edhe njëherë Superkupës, golit me të cilin Milani rihapi finalen:
“Asllani i shumëpërfolur pësoi një faull të bujshme nga Morata, ndaj ndeshja u rihap. Asllani u kritikua për atë gol të pësuar, por ai u godit, pati një faull të bujshëm që nuk u sinjalizua".