Metin Qerimi ndanë rrugët me Vardar Negotinën

- Bota Sot

Metin Qerimi ndanë rrugët me Vardar Negotinën

Metin Qerimi edhe zyrtarisht i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra e Ligës së Dytë maqedone, Vardar Negotino, pjesë e së cilës ishte 6 muajt e fundit.

Mesfushori shkupjan te kjo skuadër ishte transferuar nga rradhët e Shkëndijës së Haraçinës, ndërsa gjatë karrierës së tij i njëjti kishte luajtur edhe me BVK Konjari, skuadrën e Bratstvo Zhitoshe që luante atë kohë në Ligën e Dytë, Voska Sport dhe Skopjen.

22-vjeçari Qerimi gjithashtu ka bërë karrierë edhe në Zvicër, duke luajtur me skuadrën e FC  Monthey.

Ai për momentin po shqyrton disa nga ofertat që i kanë ardhur nga ekipet vendase, por edhe ato nga Kosova, ashtu që shumë shpejtë pritet të vendos se ku do të vijoj karrierën.



Read it all at Bota Sot