Gjimshiti nuk dorëzohet, mbrojtësi pritet të luajë si titullar kundër Juventusit

- Bota Sot

Gjimshiti nuk dorëzohet, mbrojtësi pritet të luajë si titullar kundër Juventusit

Ndonëse pësoi një dëmtim të rendë në kokë në ndeshjen e fundit kundër Udineses në kampionat, mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti shtrëngon dhëmbët.

Pritet  të jetë i pranishëm në sfidën e sotme që zikaltërit do të luajnë kundër Juventusit.

Në fakt trajneri Gasperini e ka grumbulluar Gjimshitin për sfidën e sotme kundër bardhezinjve.

Madje mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi pritet që të nisë si titullar ndeshjen kundër Juventusit.



Read it all at Bota Sot