Treshja e Barcelonës i dha një goditje të fortë

- Bota Sot

Treshja e Barcelonës i dha një goditje të fortë

Finalja e Superkupës së Spanjës ka lënë pas prova mbresëlënëse.

Treshja e sulmit të Barcelonës i ka dhënë një leksion treshes së Realit të Madridit të pagëzuar nën emrin “BMV”.Dy klasike, dy “seanca” të plota nga Levandovski, Rafinja dhe Lamin Jamal.

Në finalen e Arabisë, të tre shënuan katër gola nga pesë të Barcelonës (2-5). Të njëjtët shënuan katër gola si në “El Cásico” në “Bernabéu” në La Liga (0- 4).

Tredhëmbëshi i Barçës tashmë kishte numra më të spikatur edhe para Superkupës. Leva-Rafinja-Jamal së bashku numëronin 49 gola ndaj 37 për treshen e Realit, Bellingam-Mbape-Vini.

Pas finales, shifrat janë thelluar edhe më, në 53 për 38. 15 gola më shumë të një epërsie të konsiderueshme. Levandovski (26), Rafinja (19) dhe Jamal (8). Të dhënat e ndeshjes së tyre janë dërrmuese: 8 goditje mes shtyllave, krahasuar me 3 për treshen e Madridit, me vetëm Bellingam.

Dhe në goditjet në portë, shifrat janë 6-3, pa asnjë gjurmë të Viniciusit për Madridin. Edhe në planin personal shifrat janë madhështore për sulmuesit e Barcelonës. Levandovski ka 26 gola në 27 ndeshje zyrtare. Ka barazuar 26 golat e sezonit të kaluar dhe ka ende një gjysmë sezoni përpara.

Dygolëshi i Rafinjës në finale e çon produktivitetin e tij në 19 rrjeta, që tejkalon rekordin personal prej 18 nga koha e tij në Vitoria Setubal. Në Madrid, pak. Mbape (15 gola) është ai që shënoi për Realin, me Bellingam dhe Vinicius në zero. Rodrigo (7) shënoi por nuk futet në ekuacion. Leva dhe Rafinja kryesojnë renditjen e golashënuesve, si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Në Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, Rafinja dhe Jamal ishin golashënuesit më të mirë.



Read it all at Bota Sot