Futbollisti Muhamed Llapashtica ka ndarë rrugët me ekipin e Vjosës së Shtimes.
Llapashtica pritet të vazhdojë karrierën diku tjetër por ende nuk e ka njoftuar se më kë është më afër
“Nga sot, ju njoftoj se unë nuk jam pjesë e klubit FC Vjosa – Shtime.
Gjej rastin të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët në këtë rrugëtim, duke filluar nga kryesia e klubit, stafi teknik dhe në veçanti bashkëlojtarët dhe tifozët që na kanë mbështetur vazhdimisht.
Jam shumë entuziast, i motivuar dhe i hapur për mundësitë, risitë dhe sfidat që presin në të ardhmen e rrugëtimit tim profesional”, ka njoftuar Llapashtica.