Përkushtim dhe optimizëm nga futbollistët në ditën e tretë të Kampit stërvitor

- Bota Sot

Përkushtim dhe optimizëm nga futbollistët në ditën e tretë të Kampit stërvitor

Dita e tretë e Kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A u karakterizua nga puna intensive dhe angazhimi maksimal i futbollistëve.

Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, vazhdoi t’u përcjellë lojtarëve strategjinë dhe filozofinë e lojës, duke vendosur bazat për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

Stërvitjet gjatë këtyre ditëve janë fokusuar jo vetëm në aspektin fizik dhe teknik, por edhe në aspektet taktike, duke ndihmuar futbollistët të përshtaten me standardet dhe kërkesat e Kombëtares A.

Pas përfundimit të stërvitjes, disa nga lojtarët e përfshirë në këtë kamp shprehën emocionet dhe përshtypjet e tyre rreth punës dhe atmosferës në këtë grumbullim.

Julind Selmonaj, anëtar i FC Basel U21 u shpreh krenar që është pjesë e këtij kampi dhe vuri në pah se përvoja e fituar këtu do t’i ndihmojë atij në të ardhmen.

Elvir Gashijani, pjesë e KF Llapi e vlerësoi këtë kamp si një mundësi të shkëlqyer për t’i treguar aftësitë e tyre para përzgjedhësit Foda dhe u shpreh optimist se pas paraqitjeve në ekipet kombëtare zingjir do t’i vijë mundësia që vlerat e tij t’i tregojë edhe në Kombëtaren A.

Arianit Fazlija, anëtar i skuadrës gjermane Greuther Fürth II, theksoi se me filozofinë e lojës së trajnerit Foda është adaptuar shumë mirë dhe shprehu shpresën se me punë të vazhdueshme në të ardhmen mund të jetë pjesë e grumbullimeve zyrtare.

Ndërkaq, Aulon Bitiqi nga skuadra suedeze Varbergs BoIS tha se ky zemra e tij rrah për Kosovën dhe e vlerësoi këtë kamp si mundësi të mirë për secilin prej lojtarëve për t’i treguar cilësitë e tyre.

Kampi do të përfundojë nesër me stërvitjen e fundit, e cila do të zhvillohet në mesditë.



Read it all at Bota Sot