E ardhmja e Ronald Araujos merr një kthesë të papritur. Mbrojtësi i Barcelonës, i cili deri të martën ishte më afër largimit se qëndrimit në Camp Nou, ka ndryshuar mendim.
Drejtori sportiv i katalunasve, Deco, ka ndërhyrë duke këmbëngulur në mbrëmjen e së martës për ta bindur futbollistin ta rimendojë sërish rinovimin me skuadrën, e cila i skadon në 30 qershor të 2026-tës, njofton gazetari italian Fabrizio Romano.
Barcelona ka marrë dritën jeshile prej lojtarit për të vijuar me bisedimet që Araujo të vazhdojë të luajë përtej vlefshmërisë së kontratës.
Qëllimi i klubit është që përgatisë një ofertë të re financiare për ta mbyllur marrëveshjen me 25-vjeçarin përpara merkatos së ardhme të verës.