Një pasagjer ka ndërruar jetë në bordin e aeroplanit të Air France që po fluturonte nga Parisi në Boston, pavarësisht se mjekët u përpoqën ta shpëtonin.
Udhëtari u sëmur pasi aeroplani u ngrit nga aeroporti i Parisit, Charles de Gaulle.
Ekipet e urgjencës u fotografuan në aeroportin ndërkombëtar Logan të Bostonit të martën mbrëma.
Identiteti i viktimës nuk do të bëhet i ditur derisa të dashurit e tyre të jenë njoftuar.
Air France, në një deklaratë për NBC Boston, konfirmoi se një pasagjer vdiq në bordin e fluturimit AF334./ GS