Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se janë identifikuar rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në Kosovë. Sipas këtij institucioni, rastet janë regjistruar në dy ferma – një në fshatin Marec, komuna e Prishtinës, dhe tjetra në fshatin Brus, komuna e Lipjanit.
Me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, AUV ka vendosur masa të përgjithshme kufizuese të lëvizjes së kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës.
“Në fshatin Marec komuna Prishtinë dhe një fermë në fshatin Brus komuna Lipjan. Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës. Njëkohësisht urdhërohen të gjithë fermerët ne bashkëpunim me veterineret privat të përdorin masat e dezinsektimi në ferma dhe përreth tyre. Me qellim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes. Po ashtu të shmangin kontakte me kafshët e tufave tjera. Të gjitha autoritetet mbikëqyrëse ligjezbatuese obligohen të ndihmojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.
Sipas AUV-së, “Gjuha e Kaltër” është një sëmundje virusale jo ngjitëse që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të llojit Culicoides. Nga kjo sëmundje preken gjedhet, delet dhe dhitë, ndërsa më të ndjeshme janë delet. Sëmundja nuk transmetohet te njerëzit dhe nuk kalon nga kafsha tek kafsha.
Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, AUV ka nxjerrë Vendim nr. 01/574/2025 për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundjeje, që hyjnë në fuqi sot më 29.07.2025.
Masat e përgjithshme:
a) Ndalohet lëvizja e kafsheve nga fermat, tregtimi në tregjet dhe shitblerja;
b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.
c) Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje
d) Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit)
e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura;
f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;
II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën.
IV. Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
V. Masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025/G.S